Kushëriri i ‘çmendur’ i vrau të gjithë familjen, i mbijetuari i vetëm...

Kushëriri i ‘çmendur’ i vrau të gjithë familjen, i mbijetuari i vetëm nga familja Zykaj nuk flet me asnjë

248
0
Shares

Tashmë kanë kaluar 6 ditë nga dita kur Ritvan Zykaj vrau 8 persona në Selenicë të vlorës, të gjithë kushërinjtë e tij.

Ndërkohë që pas tragjedisë, vendi është boshatisur dhe situata duket e zymtë.

Ashtu siç kemi raportuar më parë, Albi ishte një nga të mbijetuarit nga masakra, për shkak se nuk ndodhej aty në momentet e vrasjes. Sot ai ka mbetur pa babanë, nënën, motrën dhe vëllain 8 vjeçar.

Në një intervistë që gazetarja Etleva Delia ka zhvilluar me një të afërm të familjes, mësohet se Albi tashmë ka mbetur i vetëm dhe nuk flet me asnjë.

*Intervista e botuar tek Panorama

Si është gjendja në shtëpitë ku ndodhi ngjarja?

Ata janë të tronditur. Ishte gjithë ajo hata e madhe. Në shtëpi janë të katërt djemtë.

Çfarë thonë djemtë për atë që ka ndodhur?

Ne shkojmë çdo ditë atje në shtëpi, por muhabet nuk bëjmë. Nuk kemi çfarë t’u themi. As ata nuk flasin fare.

Kush ndodhet tani në shtëpi?

Tani në shtëpi janë katër ata që i mbijetuan masakrës. Është Krenari, djali shurdhmemec i Demirit, dy djemtë e Azemit, Falkao dhe Arieli, dhe djali i Besimit, Albi, që iu shua e gjithë familja. Albi është ai që po e përjeton më keq nga të gjithë. Shkon te shtëpia, po aty vetëm muret i kanë mbetur.

Me çfarë merret djali i Besimit, Albi, apo është në shkollë?

Albi nuk e di nëse e ka mbaruar shkollën apo ka edhe një vit se ishte në shkollë profesionale në Vlorë.

Po dy djemtë e Azemit?

Arieli kishte 10 ditë që kishte ikur në Greqi, e kishte marrë xhaxhai atje. Ndërsa djali tjetër i tij, Falkao, punon roje te miniera e bitumit në Selenicë.

Ka ndonjë fëmijë tjetër Demiri?

Përveç dy djemve që iu vranë dhe djalit tjetër që i mbijetoi ngjarjes, Krenarit, që ishte në gjumë atë ditë dhe nuk i dëgjoi të shtënat, Demiri ka edhe një djalë tjetër dhe një vajzë. Djali, Resmiu, jeton prej vitesh me familjen e tij në Greqi. Atje ka qenë Arieli ditën e ngjarjes. Ndërsa vajza e Demirit jeton në Itali, me familjen edhe ajo.

A janë ata tani në Resulaj?

Të dy kanë ardhur që atë ditë. Tani janë këtu të gjithë ata që kanë mbetur.

Ku po qëndrojnë, ku bëhen pritjet, sepse ata jetonin në tri shtëpi?

Tani janë mbledhur të gjithë dhe po qëndrojnë te shtëpia e Azemit, aty bëhen pritjet. Në shtëpinë e Demirit dhe të Besimit nuk ka mbetur më askush. Siç ju thashë vetëm Albi, që tashmë po rri me dy kushërinjtë e tij, djemtë e Azemit…

Ndërsa, sa i përket prindërve të Ridvanit, i afërmi i familjes shprehet për gazetaren se ata nuk dihen se ku mund të jenë.

Thueht që mund të jenë të izoluar në shtëpi. Ndërsa gjyshi i Ritvanit ka shkuar disa në vendin ku bëhen pritjet, te shtëpia e Azemit bashkë me dy djemtë.

Po gjyshi i Ritvanit, vëllai i Demirit, a ka ardhur aty te shtëpia ku bëhen pritjet?

Gjyshi i Ritvanit aty është, te shtëpia e Azemit, bashkë me dy djemtë. Pra, me dy xhaxhallarët e autorit, Bujarin dhe Resulin.

Po prindërit e Ritvanit?

Jo, vetëm gjyshi dhe dy djemtë e tij të tjerë rrinë aty, prindërit e Ritvanit nuk kanë ardhur. Nuk e di se ku janë. Disa thonë janë brenda, disa janë jashtë. Di që edhe halla e Ritvanit ka qenë aty te shtëpia, po më pas nuk e di. Ka disa njerëz të afërm të Ritvanit që janë aty te shtëpia e Azemit, vetëm të atin e të ëmën nuk kam parë..

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY