FOTO/Pamjet në çerdhen në Tiranë pas zjarrit, muri i rrëzuar në tokë...

FOTO/Pamjet në çerdhen në Tiranë pas zjarrit, muri i rrëzuar në tokë pas shpërthimit

178
0
Shares

Kanë dalë pamjet e para nga  çerdhja nr.14 në lagjen Ali Demi, pas njoftimeve se aty shpërtheu bombola e gazit rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm.

Nga fotot shihet se muri është çarë plotësisht dhe është rrëzuar një pjesë e tij përtokë. Gjysma e murit të magazinës është rrëzuar, e cila ndodhej vetëm pak metra larg godinës ku rrinë fëmijët.

Në informacionin paraprak të policisë, u tha se zjarri kishte nisur për shkak të shpërthimit të bombulave, por drejtoresha e mohoi këtë gjë para gazetarëve.

Ajo deklaroi se nuk ka pasur shpërthim brenda në çerdhe, por në godinën ngjitur me çerdhen. Paraprakisht, dyshohet se shpërthimi ka ndodhur për shkak të rrjedhjes së gazit në godinën ngjitur e cila ka sjellë dhe që flakët e zjarrit të përfshinin dhe çerdhen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY