Gjykata jep vendimin, si u mbrojt para prokurorit gruaja që tentoi të...

Gjykata jep vendimin, si u mbrojt para prokurorit gruaja që tentoi të mbysë vajzat e saj

65
0
Shares

Gjykata vendosi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 42 vjeçaren që tentoi të mbyste vajzat e saj në lum dhe i vuri zjarrin banesës së bashkëshortit të saj.

Në ambjentet e gjykatës së Fierit, Rudina Kishta foli dhe për motivet pse ishte shtyrë të ndërmerrte këto veprime.

Unë ia kam vënë flakën shtëpisë, sepse bashkëjetuesi im prej 6 muajsh më rrihte mua dhe dy vajzat e mia”,mësohet të jetë shprehur Rudina.

Sipas BallkanWeb, Rudina gjithashtu pohoi para gazetarëve se prej 6 muajsh jetonte në kushte të vështira si dhe pranoi se kishte tentuar të mbyste vajzat e saj. Lidhur me mbytjen e dy vajzave të mitura ajo ka thënë se do ta bënte pasi vajzat janë të sajat.

”Kam 6 muaj qe jetoj në kushte të vështira dhe bashkëjetuesi ishte i dhunshëm dhe pinte”,tha mes të tjerash 42 vjeçarja.

Një ditë më parë, bashkëshorti i saj për mediat tha se gruaja e tij kishte probleme psikologjike dhe shfaqte probleme me depresionin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY