FOTO/Me 19 pistoleta në çantë dhe drejt Gjermanisë, arrestohet i riu në...

FOTO/Me 19 pistoleta në çantë dhe drejt Gjermanisë, arrestohet i riu në Muriqan

88
0
Shares

Sebastian Rikard, 21 vjeç është kapur nga policia pasi tentoi të dilte nga Shqipëria me një sasi të madhe armëesh me vete.

Ai ishte duke shkuar për në Gjermani. Policia e arrestoi atë teksa po i bënte kontrollin në pikën doganore të Muriqanit. Policia raporton se ai është shtetas suedez dhe u ndalua pasi i janë gjetur 19 mini-pistoleta.

 21-vjeçari po udhëtonte me një linjë autobusi ku kishte me vete dhe pistoletat. Rikard i kishte fshehur në një çantë.
Ende nuk dihet sa kohë kishte i riu në Shqipëri dhe pse po i nxirrte armët jashtë  Shqipërisë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY