FOTO/Eni Çobani pranë mikes së saj në luftën me kancerin, ndryshon pamjen...

FOTO/Eni Çobani pranë mikes së saj në luftën me kancerin, ndryshon pamjen për të sensibilizuar

197
0
Shares

Ajo është e pranishme në problemet e shumë shqiptarëve, ku në emisionin ‘Shihemi në gjyq’ ajo i ka dhënë drejtim shumë situatave të komplikuara.

Por, ka dhe situata në të cilat, juristja e njohur nuk mund të ofrojë dot zgjidhje, por vetëm të solidarizohet dhe ofrojë mbështetje.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ajo ka ndarë historinë e mikes së saj e cila është prekur nga sëmundja e rëndë e shekullit.

Për ti treguar mbështetjen e saj, Eni  ka vendosur të mbullojë kokën me shami ashtu sic shumë gra detyrohen ta bëjnë për shkak të mjekimeve të rënda.

Mesazhi i plotë i Eni Çobanit në Instagram

‘Sot e fillova diten me miken time te ngushte e cila po kalon nje sfide te madhe me jeten te cilen po e sprovon shume shpirterisht dhe moralisht.Tek e shikoja me dukej sikur lexoja librin e jetes qe nga loja me peta para pallatit dhe deri diten kur ajo dhe une u beme nena dhe gra profesioniste.Me dolen lot pas xhamave te syzeve por e kapa dhe e shtrengova fort dhe i thashe ma lidh dhe mua kete shallin ne koke si ty se dua te jem me ty kudo ne te mire dhe ne te keqe dhe keshtu te dyja do ta mundin te keqen ne trupin tend.Sot dua ti lutem vecanerisht Zotit per miken time dhe per gjithe ato gra e burra qe duan ta sfidojne te keqen me force dhe vullnet.Se jeta eshte nje dhe ate duhet ta jetojne te gjithe secili ne formen e tij.’

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY