U dënua me burgim të përjetshëm pasi masakroi gruan, Sula këmbëngul për...

U dënua me burgim të përjetshëm pasi masakroi gruan, Sula këmbëngul për pafajësi

89
0
Shares

Sadedin Sula vrau Suela Sulën, bashkëshorten e tij. Sot e kësaj dite, ai vazhdon të këmbëngulë se është i pafajshëm dhe se dënimi i përjetshëm i shkallës së parë është i pabazuar në prova.

Duke i thënë gjykatës se ai kishte një martesë të lumtur me bashkëshorten Suela Sula, i pandehuri ka ankimuar vendimin në Apelin e Krimeve të Rënda.

Mungesa e provave bën që avokatët të përmendin më tej edhe shkeljet proceduriale gjatë gjykimit, shkelje që e sipas mbrojtjes duhet të rrëzojnë dënimin e përjetshëm.

Prokuroria e dërgoi në gjyq Sadedin Sulen si ekzekutor të gruas, por në mes të procesit, prokuroria ndryshoi qëndrim duke e modifikuar akuzën nga ekzekutor ai u gjykua si nxitës në krim, sipas Top-Channel.

Jo më Sadedin Sula, por vrasës i Suela Sules akuzohet Fatjon Kurmneshta.

Procesi për Fatjon Kurmneshten nuk ka nisur ende, në vendimin ku u dënua Sadedin Sula, ai konsiderohet si vrasësi i Suela Sules edhe pse për këtë gjë nuk ka një vendim fajësie për të.

Të gjitha këto veprime janë konsideruar si shkelje proceduriale.

Në ankimim e bërë nga vrasës,  thuhet më tej se Sadedin Sula është dënuar jo me prova, por me indicie dhe se gjykata ka mbajtur qëndrim të dyfishtë për sa kohë vlerëson një audio regjistrim të viktimës dhe jo të të akuzuarit që ka sjellë gjithashtu filmime e foto, të cilat sipas tij, tregojnë një histori të lumtur bashkëshortore.

Por nga përmbajtja e vendimit të shkallës së parë kuptohet se ky verdikt fajësie bazohet mbi konfliktet e çiftit disa muaj para vrasjes së gruas.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY