LAJMI I FUNDIT/ Kërcënohet me jetë kryeministri i Kosovës

LAJMI I FUNDIT/ Kërcënohet me jetë kryeministri i Kosovës

66
0
Shares

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pak dite me pare ka marrë një kërcënim nga persona të panjohur.

Kërcënimi i shkuar në adresë të kryeministrit, ka bërë që autoritetet të shtojnë masat e sigurisë ndaj Haradinajt.

Burimet e Indeksonline brenda policisë kanë thënë se ka disa ditë që është shtuar numri i mbrojtjes së afërt të kryeministrit dhe kështu do të jetë deri në një vendim tjetër kur të bije shkalla e rrezikshmërisë.

Ndonëse nuk kanë treguar se për çfarë kërcënimi bëhet fjalë, sipas burimeve kërcënimi është duke u trajtuar seriozisht.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY