Tirana – qyteti “rrofsha unë”/Injoranca dhe bulimia politike po shqyejnë Tiranën

Tirana – qyteti “rrofsha unë”/Injoranca dhe bulimia politike po shqyejnë Tiranën

67
0
Shares

NGA PETRIT VASILI:

Tirana qyteti me identitet shumë të fortë shoqëror është shndërruar në një skenë bajate provinciale të zaptuar nga pushtuesit politikë të saj.

Qyteti që ka shënjuar kthesat e mëdha epokale të këtij vendi, që nga beteja e Tiranës ne luftën për çlirim e deri tek vendosja e pluralizmit ku ajo priu ndryshimin dhe hapin gjigant drejt së ardhmes për të gjithë Shqipërinë, është sot në udhëkryqin më të rrezikshëm identitar  të tij.

Edhe në ditët e rënda të diktaturës në Tiranë mbahej gjallë disidenca, broduejsat dhe djemtë e bordurës të cilët sfidonin dogmat, klishetë, propagandën bombarduese të pështirë dhe provincializmin e sëmurë, që ushqente apatinë dhe vegjetimin shoqëror si mbështetja më e mirë e diktaturës së asaj kohe.

Sot Tirana është shndërruar paradoksalisht në një skenë ku luhet përditë një butafori vulgare kundër kohës dhe me një aktor të vetëm që ulërin e ulërin ‘rrofsha unë’.

Skenën e kanë pushtuar provincialët dhe jo broduejsat apo djemtë e bordurës ndonëse këta të fundit gjeneruan europianizmin.

Provincializmi vanitoz peng i komplekseve dhe i urrejtjes shoqërore ndaj Tiranës po hakmerret me të.

Injoranca dhe bulimia politike po shqyejnë Tiranën.

Tashmë tiranasit me identitet të fortë shoqëror janë të detyruar të dëgjojnë për ditë të njëjtin monolog të pështirë ‘rrofsha unë, rrofsha unë’.

Punët e mira flasin vetë nëse janë të tilla dhe s’kanë nevojë për kallauz se dikush bën punën për të cilën paguhet.

Po ashtu flet vetë edhe hajdutëria e Teatrit Kombëtar, për të cilën qytetarët e Tiranës nuk kanë nevojë për përkthyes pasi e kuptojnë shumë mirë se sa e urrejnë Tiranën ata, të cilët sapo u strehuan në Tiranë duan ti hanë kokën asaj sepse i lodh qytetaria dhe i mbyt madhështia e saj.

Sot Tirana ka në lojë identitetin e saj shoqëror, kulturor dhe intelektual të krijuar në dhjetëra vjet.

Përsa kohë do të sundojë e fitojë provincializmi i sëmurë dhe Jo broduejsat dhe djemtë e bordurës, Tirana është dhe do të jetë e humbur dhe e përpirë nga bulimia e pushtetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY