FOTO/Denoncimi, ja çfarë ndodh kur fondet e rrugës shkojnë për të blerë...

FOTO/Denoncimi, ja çfarë ndodh kur fondet e rrugës shkojnë për të blerë votat

57
0
Shares

Një tjetër denoncim, vjen nga partia demokratike. Këtë radhë është deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi i cili ka denoncuar rastin e një investimi të lënë në mes në qytetin e Peshkopisë.

Në rrjetin e tij social, ai ka publikuar disa foto, ku shikohen punimet të cilat sipas tij janë ndërprerë, duke u krijuar edhe më shumë vështirësi banorëve të këtij qyteti.

Postimi i plotë

“Kjo është unaza e lënë përgjysmë prej më shumë se 4 vitesh. Këto pamje që qytetarët e Peshkopisë shohin çdo ditë me sytë e tyre, dëshmojnë qartë se çfarë ndodh kur fondet e rrugës shkojnë për të blerë votat.

Këto pamje dëshmojnë se Bashkia e Dibrës është e paaftë t’i kërkojë firmës mbylljen e punimeve që kane nisur që me ardhjen e tyre në pushtet. Kjo Bashki është e paaftë të shpronësojë qoftë edhe një magazinë që të lirojë unazën. Kjo është Rilindja që ka kapur në fyt e po i merr frymën çdo ditë Dibrës”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY