FOTO/Adriatik Llalla kthehet në Tiranë, shoqërohet nga dy persona ‘të rëndësishëm’

FOTO/Adriatik Llalla kthehet në Tiranë, shoqërohet nga dy persona ‘të rëndësishëm’

268
0
Shares

Ish Kryeprokurori Adriatik Llalla është fotografuar teksa po drekonte me dy të moshuar në një restorant të Tiranës.

Pak ditë më parë Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të pranojë kërkesën e Prokurorisë për sekuestro preventive të pasurive të ish kryeprokurorit. Pronat e tij u përllogaritin në vlerën afro 1 miliard lekë.

Fotoja është publikuar nga newsbomb.al

Ish kryeprokurori nuk iu nënshtrua vetingut. Ndërsa gjatë procesit në KPA ai nuk u paraqit duke paraqitur një prokurë te lëshuar nga Turqia ku autorizonte avokatin si përfaqësues të tij gjatë procesit..

Më 11 qershor 2018 ky komision la në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për ndërprerjen e vettingut për ish-kryeprokurorin por saktësoi në vendim edhe pjesën e përjashtimit të ish-kryeprokurorit nga e drejta për të qenë për 15 vite pjesë e organeve te sistemit të drejtësisë.

Ndërsa me 10 shkurt 2018 dorëzoi tek presidenti Meta, dorëheqjen nga funksionet e magjistratit dhe nga e drejta që i njeh ligji për tu emëruar në një pozicion në nivel të Apelit. Në fillim të këtij viti Adriatik Llalla u ndalua të udhëtojë drejt SHBA-së pas dyshimeve për përfshirje në korrupsion.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY