PD: Rritja ekonomike është minimale, përpjekje për të mashtruar shqiptarët

PD: Rritja ekonomike është minimale, përpjekje për të mashtruar shqiptarët

47
0
Shares

Kreu i grupit demokrat në PD, Edmond Spaho shprehet se ky është viti i pestë i qeverisë së Edi Ramës ka përkeqësuar ekonominë e familjeve shqiptarë.

Sipas tij mungesa e investimeve dhe përqendrimi i ekonomisë tek disa klientë të kryeministrit kanë ndikuar për keq në ekonomi, e cila nuk ka rritje reale që të ndikojë në rritjen e punësimit apo hapjes së vendeve të reja të punës.

Spaho tha se statistikat e Edi Ramës se rritja ekonomike është 4.45 për qind janë përpjekje për të mashtruar shqiptarët.

Reagimi

E vërteta është se zëri kryesor i të ashtuquajturës rritje ekonomike është energjia elektrike.

Numrat janë të pagabueshëm! 66.4 përqind të rritjes ekonomike e zë energjia elektrike. Thënë ndryshe, rritja ekonomike prej 4.45 përqind ka ardhur për shkak të reshjeve të shiut dhe shitjes së energjisë elektrike.

E zhveshur nga zëri i energjisë elektrike, ekonomia shqiptare rezulton keq e më keq, me një rritje minimale prej 2.5 përqind, sepse energjia elektrike nuk prodhon punësim nuk hap vende të rëja pune.

Ekonomia mund të njohë rritje reale vetëm

·         kur në Shqipëri të vijnë investime serioze të huaja,

·         kur kryeministri të mos i shantazhojë investitorët e huaj që të punojnë me oligarkët e tij

·         kur kryeministri të mos e japë Shqipërinë me konçesion tek klientët e tij dhe

·         kur kryeministri të mos e shndërrojë Shqipërinë në kampionë të Europës për korrupsion, ku 1 në 3 tendera jepen pa garë

Të gjitha këto, siç vuri në dukje Departamenti Amerikan i Shtetit, po ndodhin në Shqipërinë e drejtuar nga Edi Rama.

·         Prandaj Shqipëria është vendi i vetëm në botë që nuk ka patur asnjë investim serioz të huaj gjatë pesë viteve të fundit.

·         Prandaj nuk ka mundësi për sipërmarrje ekonomike dhe konkurencë të ndershme.

·         Prandaj nuk janë krijuar vende të reja pune.

·         Prandaj sot shqiptare janë edhe më keq dhe nuk kanë mundësi ekonomike të përballojnë as pushime modeste me familjet e tyre.

Partia Demokratike beson se ekonomia mund të rritet duke e çliruar nga klientët e kryeministrit dhe krijuar mundësi reale për të gjithë.

Mundësinë për rritjen e mirëqënies së familjeve shqiptare e siguron alternative e partisë Demokratike me taksat e ulëta, lufta ndaj korrupsionit dhe dhënia fund klientelizmit dhe abuzimit me fondet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY