Vetingu për Dritan Hallunaj, KPK: Ankesa për vendimin e pafajësisë së Arben...

Vetingu për Dritan Hallunaj, KPK: Ankesa për vendimin e pafajësisë së Arben Frrokut, pasuria “pothuajse” e justifikuar

162
0
Shares

Procesit të vetingut sot i është nënshtruar Dritan Hallunaj, gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Gjyqtari ishte i pranishëm në sencë dhe nuk përfaqësohej nga avokat.

Pasuria

KPK thotë se referuar raportit të ILDKPKI thuhet se Hallunaj ka burime të ligjshme për të justifikuar pasurinë, ai nuk ka bërë deklarim të rreme dhe nuk ka konflik interesi.

Sipas hetimit të KPK, rezulton se subjekti ka një apartanent 160 metër katror që është blerë 49 mijë euro. Si burim është një kredi 5 milion lekë dhe kursimet.

Po ashtu sipas hetimit të KPK rezulton se godina ende nuk është regjistruar në Hipoteke. Rezulton se ky apratamen është blerë 300 euro metri katëror.

KPK ka kërkuar pse vlera është shumë më lirë se çmimi i tregut. Subjekti tha se është blerë okazion për shkak të vështirësisë financiare të kompanisë ndërtuese.

Po ashtu Hallunaj ka një mercedes benz me vlerë 1 milionë lekë që është blerë me të ardhura nga kursimet dhe shitjen e një automjeti tjetër.

Sipas KPK subjekti ka depozitë bankare 43 mij euro.

Vlerësimi i aftësive profesionale

Ndaj tij ështës bërë një ankesë nga Prokuroria e Përgjithshme lidhur me vendimin për pafajësinë që i dha Arben Frrkut në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Sipas Prokurorisë vendimi ka qenë i pabazuar dhe i njëanshëm dhe janë anashkaluar provat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY