Policia shpëton 2 persona në plazhin e Divjakës

Policia shpëton 2 persona në plazhin e Divjakës

92
0
Shares

U rrezikuan për tu mbytur 2 shtetas në plazhin e Divjakës, shpëtohen falë ndërhyrjes së shpejtë të rojës së kullës dhe punonjësve të policisë .

Në plazhin e Divjakës, shtetasja B.T, 26 vjeçe, dhe shtetasi F.T, 17 vjeç, të dy banues në Bulqizë, të cilët kishin ardhur për të pushuar, kur kanë hyrë në det kanë rrezikuar të mbyten.

Menjëherë në ndihmë të tyre është futur në det dhe i ka nxjerë roja i kullës Nr.1 dhe punonjësit e policisë të cilët patrullojnë në breg me biçikleta, të cilët ju kanë dhënë ndihmën e parë duke i dërguar për në spital me makinën private të një punonjësi policie kufitare.

Aktualisht të dy shtetasit ndodhen në Spitalin e Lushnjes nën mbikqyrjen e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Divjakës është e angazhuar në shërbim të pushuesve, duke patrulluar përgjatë gjithë vijës bregdetare ku ka pushues dhe fton ata të telefonojnë për cdo problem në numrin e telefonit 112 duke u garantuar një reagim të shpejtë dhe profesional.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY