Tragjike/ Dhëndri dhe 12 krushqit vdesin në aksident, po shkonin të mernin...

Tragjike/ Dhëndri dhe 12 krushqit vdesin në aksident, po shkonin të mernin nusen

174
0
Shares

Një aksident tragjik ka ndodhur në Vietnam, ku dhëndri ka vdekur ditën e dasmës së bashku me 12 anëtarë të familjes.

Siç raportojnë mediat, një autobus 16 vendësh u aksidentua me një kamion të madh në provincën Quang Tri, teksa ata ishin duke shkuar për tek shtëpia e nuses në provincën tjetër Binh Dinh, raporton Sky News.

Përplasja fatale ndodhi rreth orës 02:30 të mëngjesit të së hënës. Dhjetë prej personave ndërruan jetë në moment, ndërsa tre të tjerë vdiqën rrugës për në spital.

Mësohet se shoferi ka pësuar dëmtime të lehtë, ndërsa autoritetet po hetojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Aksidentet rrugore janë shkaku më i madh i vdekjeve në Vietnam. Vitin e kaluar, rreth 8,200 njerëz vdiqën në aksidentet e trafikut në të gjithë vendin./ora

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY