Rrëmbimi i tokave në bregdet, dosja e Ishmit me 8 persona në...

Rrëmbimi i tokave në bregdet, dosja e Ishmit me 8 persona në Gjykatë

102
0
Shares

Prokuroria e Durrësit ka dërguar në Gjykatë dosjen me 8 të akuzuarit për pronat në në Ishëm. Bëhet fjalë për Sulejman Ibrahimin, Shpresa Merditën, Ornela Shëmlikajn, Enver Shimën, Fadil Hoxhën. Po ashtu të akuzuar Bujar Barushi, Gjergji Çerri dhe Rruzhdi Alla.

Njoftimi i prokurorise:

Prokuroria Durrës më korrik 2018, i kërkoi Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, dërgimin në gjyq të çështjes penale Nr. 1205, datë 08.07.2015, në ngarkim të të pandehurve:

1.Sulejman Ibrahimi, datëlindja 01.04.1968, lindur dhe banues në Durrës, i padënuar më parë, i hetuar me masë sigurimi “Arrest në Burg” (vendimi nr. 43, datë 08.02.2018.

Akuzuar: Se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”(Ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004) e kryer në bashkëpunim (rastet I.a,b,c,d), “Shpërdorimi i detyrës” (ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007) (rastet II.a,b,c) dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186 pgr.3 – 25 x 4, 248 x 3 dhe 259 – 25 të Kodit Penal.

2.Shpresa Merdita, datëlindja 20.04.1970, lindur dhe banues Durrës, e hetuar me masë sigurimi “Arrest në shtëpi” (vendimi nr. 44, datë 08.02.2018, zëvendësuar me vendimin nr. 44/2, datë 03.04.2018 lënë në fuqi me vendimin nr. 104/10-2018-1110, datë 31.05.2018 të Gjykatës së Apelit Durrës.

Akuzuar: Se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”(Ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004) e kryer në bashkëpunim (Rruzhdi Alla) “Falsifikimi i dokumenteve”(Ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004) dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186 pgr. 3 – 25, 186 pgr. 2 dhe 259 – 25 të Kodit Penal.

3.Ornela Shëmlikaj, datëlindja 18.03.1994, lindur dhe banues në Ishëm Durrës, e hetuar me masë sigurimi “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” (vendimi nr. 44/1, datë 10.02.2018).

Akuzuar: Se ka kryer veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” (ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007) parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.

4.Enver Shima, datëlindja 05.05.1950, lindur dhe banues në Kuraten, Ishëm Durrës, i padënuar më parë, i hetuar me masë sigurimi “Arrest në Burg” (vendimi nr. 45, datë 08.02.2018 zëvendësuar me masën “Arrest në shtëpi” vendimi nr. 10-2018-408, datë 22.02.2018 të Gjykatës së Apelit Durrës.

Akuzuar: Se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” (Ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004) e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186 pgr.3 – 25 x 4 të Kodit Penal.

5.Fadil Hoxha, datëlindja 01.07.1968, lindur në Ishëm, Durrës, dhe banues në Tiranë, i padënuar më parë, i hetuar me pa masë sigurimi.

Akuzuar: Se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” (Ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004) nëpërmjet vënies në qarkullim më shumë se njëherë, parashikuar nga neni 186 pgr.2 të Kodit Penal.

  1. Bujar Barushi, datëlindja 28.10.1961, lindur dhe banues në Ishëm, Durrës, i padënuar më parë, i hetuar në mungesë dhe pa masë sigurimi.

Akuzuar: Se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”(Ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004) nëpërmjet vënies në qarkullim, parashikuar nga neni 186 pgr.1 të Kodit Penal.

7.Gjergji Çerri, datëlindja 10.02.1952, lindur dhe banues në Bizë, Durrës, i padënuar më parë, i hetuar me pa masë sigurimi.

Akuzuar: Se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”(Ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004) nëpërmjet vënies në qarkullim, parashikuar nga neni 186 pgr.1 të Kodit Penal.

8.Rruzhdi Alla, datëlindja 10.06.1953, lindur dhe në Bizë, Ishëm dhe banuës në Durrës, i padënuar më parë, i hetuar me pa masë sigurimi.

Akuzuar: Se ka kryer veprën penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”(Ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004) nëpërmjet vënies në qarkullim, parashikuar nga neni 143 pgr. 1 dhe 186 pgr.1 të Kodit Penal.

Faktet për të cilën janë akuzuar të pandehurit, kanë të bëjnë me:
1.Katër raste për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” (Ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004) e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186 pgr. 3 – 25 të Kodit Penal.
-shtetasi Bujar Barushi, ka fituar një sipërfaqe toke prej 3586 m2, e ndodhur në fshatin Gjuriçaj.
-shtetasi Fadil Hoxha ka përfituar një sipërfaqe toke prej 5200 m2.
-shtetasi Gjergj Çerri, ka përfituar një sipërfaqe tokë arë prej 2000 m2, e ndodhur në fshatin Bizë.
-shtetasi Rruzhdi Alla, ka përfituar një sipërfaqe tokë arë prej 5800 m2, e ndodhur në fshatin Bizë.
[17:35, 7/30/2018] Neës Titra: Shtetasi Sulejman Ibrahimi, në cilësinë e ish- kryetarit të Komunës Ishëm gjatë muajve qershor dhe nëntor të viti 2014, ka lidhur kontrata qiraje për dhënie të hapësirës publike me shtetasit Myftar Lumneshi, Artur Farruku, Kastriot Murati dhe Besmir Agasi.
Në funksion të këtij procedimi me vendimin Nr. 648/6 datë 28.07.2018, të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, është urdhëruar: caktim i masës së sigurimit pasuror, sekuestro preventive duke mos lejuar tjetërsimin e pasurive:

-Pasuria sip 1450 m2, dhe pasuria me sip 4350 fshati Bizë në emër të shtetasit Rruzhdi Alla, aktualisht të dyja këto sipërfaqe ne emer te shtetasit Paulin Mlera.
-Pasuria e llojit Arë, me sipërfaqe 2000 m2, në emër të shtetasit Gjergji Çerri, aktualisht në emër të shtetasit Vaeld Zhezha.
-Pasuria me sipërfaqe 5200 m2, në emër të shtetasit Fadil Hoxha.
-Pasuria e llojit Arë, me sipërfaqe 3586 m2, në emër të shtetasit Bujar Barushi.
-Aksioneve të shoqërisë “Eco Alba Group” sh.p.k, me L21408502V e regjistruar më datë 08.02.2012 në emër të shtetasit Iltalian Valerio Bonnano, më seli në fshatin Rrotull, Ishëm, Durrës, në emër të shtetasit Myslym Koni

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY