VIDEO/Barcelona mposht me penallti Tottenhamin

VIDEO/Barcelona mposht me penallti Tottenhamin

55
0
Shares

Barcelona ka siguruar fitoren ndaj Tottenhamit përmes penalltive në miqësoren që u zhvillua të dielën në kuadër të International Champions Cup. Klubi anglez arriti ta barazoj rezultatin në 2-2 mirëpo në penallti pësoi humbje nga klubi katalonas 5-3.

Penalltia vendimtare është humbur nga Anthony Georgiu, ndërsa gjigantët e La Liga-s i shënuan të pestat, me blerjen e re, Malcom, i cili shënoi penalltinë e fitores në Pasadena të Amerikës.

Në minutën e 28-të erdhi goli i ndeshjes nga blerja e re e Barcelonës, Arthur Melo. Braziliani me një goditje të fuqishme nga distanca shënoi një gol të mrekullueshëm në debutimin e tij.

Barcelona në ndeshjen e radhës do të përballet me Romën më 1 gusht, ndërsa skuadra e Pochettinos në po të njëjtën datë do të luajë kundër Milanit. /G-e/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY