Vokshi përshendet qëndrimin e Presidentit Meta: Ktheu ligjin e korrupsionit qeveritar

Vokshi përshendet qëndrimin e Presidentit Meta: Ktheu ligjin e korrupsionit qeveritar

58
0
Shares

Edhe Deputetja e PD-së, Albana Vokshi me një postim në rrjetin social, është shprehur se përgëzon Presidentin Ilir Meta që ktheu ligjin e shembjes së Teatrit Kombëtar, që është ligji i korrupsionit qeveritar.

‘Ushtrimi i përgjegjësive kushtetuese nga Presidenti. Ilir Meta dhe argumentimi i plote i bërë në dekretin presidencial të refuzimit të ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar, janë një dëshmi tjetër që veprimi i Edi Ramës ishte dhunim flagrant i Kushtetutës.

Kjo tregon rrezikun që i kanoset Shqipërisë nga veprimet antikushtetuese, arbitrare dhe korruptive të Qeverisë, dhe pasojat që mund të sjellë mungesa e gjatë e Gjykatës Kushtetuese’, shkruan Vokshi në faqen e saj në Facebook.

‘Veprimi i Presidentit të Republikës, meriton të përshëndetet!

Gjej rastin të falënderoj edhe njëherë te gjithë artistët, aktivistët dhe organizatat ndërkombëtare qe ju bashkuan qëndresës për të mbrojtur Teatrin Kombëtar, ndërtesën unike me vlera të jashtëzakonshme në Trashëgiminë Kulturore Europiane, si dhe për të ndalur grabitjen e pronës publike për qëllime korruptive.

I bëj thirrje deputeteve socialist të reflektojnë dhe lexojnë me vëmendje Dekretin e Presidentit, si dhe të heqin dorë e të mos i nështrohen urdhrit mafioz të Edi Ramës, por të mbrojnë trashëgiminë kulturore, pronën publike dhe interesin publik.

Qëndresa duhet të vazhdojë derisa ky ligj të varroset përfundimisht. Unë do të jem atje në shesh me qytetarët derisa kjo të ndodhë’, shkruan deputetja e PD-së, Albana Vokshi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY