Greqia në zi, shkon në 77 numri i të vdekurve, dhjetëra persona...

Greqia në zi, shkon në 77 numri i të vdekurve, dhjetëra persona figurojnë të zhdukur

69
0
Shares

Greqia është në zi kombëtare pas përballjes me një nga fatkeqësitë më të mëdha natyrore. Flakët që pushtuan Atikën perëndimore dhe lindore, zona turistike në afërsi të kryeqytetit grek Athinës, lanë pas dhjetra viktima dhe qindra të lënduar, ndërsa e gjithë zona u shndërrua në një gërmadhë.

Mediat greke shkruajnë se ndërsa mobilizimi i njerëzve “të zakonshëm”, vullnetarë, peshkatarë, të gjithë ata që kontribuan dhe kontribuojnë me çfarëdo mjeti ishte gjigand, shteti përsëri provoi se është i papërgatitur për t’u përballur me një incident kaq të madh.

Në të njëjtën kohë, lista tragjike e viktimave po rritet. Me dritën e parë të diellit të kësaj të mërkure, 25 korrik 2018, u bë e ditur se të vdekurit ishin të paktën 77, ndërsa ekipet e shpëtimit me vullnetarët vazhduan kërmkimet e tyre në zonat e goditura nga zjarri.

Duke folur në mëngjes në një stacion televiziv, kryebashkiaku i Rafinas – Pikermiou, Vangelis Bournos, vlerësoi se numri i vdekjeve do të ishte tre shifror.

Mediat greke flasin për 71 të rritur që po trajtohen në spitale, nga të cilët 10 janë në gjendje kritike, 11 janë mirë dhe pritet të dalin nga spitali.Në total, të plagosurit janë 187.
Ndërkohë dhjetëra persona figurojnë të zhdukur./ora

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY