Presidenti Meta mesazh homologut grek:Unë dhe populli shqiptar jemi krah jush

Presidenti Meta mesazh homologut grek:Unë dhe populli shqiptar jemi krah jush

68
0
Shares

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka dërguar një  mesazh Presidentit të shtetit grek pas tragjedisë nga zjarret që pëfshinë Athinën dhe ku humben jetën 54 qytetarë e janë plagusr qindra të tjerë.

MESAZHI I METES:

Zoti President,

Me ankth e shqetësim të madh po ndjek përhapjen dhe dëmet që po shkaktojnë zjarret e furishme që kanë rënë përqark Athinës.

Jam shumë i tronditur nga viktimat në njerëz dhe i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve e të dashurve të tyre.

Të lënduarve i uroj shërim sa më të shpejtë. Lutem që të mos ketë viktima të tjera në njerëz dhe që zjarret e egra të vihen shpejt nën kontroll nga autoritetet zjarrëfikëse greke.

Ju siguroj se, në këto momente të vështira, unë dhe populli shqiptar jemi krah jush dhe qytetarëve të Athinës e të gjithë Greqisë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY