Shtyhet përsëri seanca gjyqësore për Emiljano Shullazin, pezullohen afatet e paraburgimit për...

Shtyhet përsëri seanca gjyqësore për Emiljano Shullazin, pezullohen afatet e paraburgimit për 5 të pandehurit

122
0
Shares

Shtyhet për të katërtën herë me rradhë pretenca për Emiljano Shullazin dhe katër anëtarët e bandës së tij.

Ndërkohë Gjykata e Krimeve të Rënda ka pezulluar afatet e paraburgimit ndaj 5 të pandehurve.

Seanca e rradhës është caktuar me 31 korrik.

Të pandehurit Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Besmir Shullazi, Endrit Qyqja, Endrit Zela akuzohen për disa vepra të rënda penale, të kryera në periudhën 2014-2016, për të cilat rrezikojnë denime deri në 15 vite burg.

Veprat penale

-“Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, në dëm të shtetasve Ylvi Beqja, Jani Zaka dhe Adriatik Kërçuku

-Kanosje për shkak të detyrës, në dëm të shtetasve Mynyr Kone dhe Dhori Kule

-“Shkatërrim prone me eksploziv”, në dëm të pronës së shtetasve Jani Zaka dhe Adriatik Kërçuku

-“Grup i strukturuar kriminal”

-“Veprime në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”

Prokuroria i akuzon të pandehurit se duke vepruar si grup i strukturuar kriminal kanë shtrënguar me anën e kanosjes shtetasin Ylvi Beqja dhe ky i fundit i kaloi në pronësi Emiljano Shullazit një pjesë të ish-hotel “Vollga” në Durrës, si edhe shuma të konsiderueshme monetare.

Sipas akuzës në janar 2016, të akuzuarit kanë shtrënguar për dhënie pasurie shtetasin Adriatik Kërçuku, i cili ishte pronar i një biznesi në Lushnje.

Dy muaj pas kërcënimeve ndaj këtij shtetasi, konkretisht në Mars 2016, pjesëtarët e grupit, akuzohen se kanë vendosur dhe shpërthyer lëndë plasëse tritol në ambjentet e biznesit të të dëmtuarit Adriatik Kërçuku.

Në shkurt 2016, grupi akuzohet se kanë shtrënguar për dhënie pasurie shtetasin Jani Zaka, i cili posedonte pronë në Tiranë, ku akuzohen se i kanë vendosur lëndë shpërthyese tritol një garazhdi në pronësi të tij, në shenjë kërcënimi për qëllime përfitimi të paligjshëm.

Në Prill 2016, të pandehurit akuzohen se kanë kanosur për shkak të detyrës shtetasit Dhori Kule dhe Mynyr Kone, pedagogë dhe drejtues në Universitetin e Tiranës, me qëllim që profesor Kone të largohej nga gara për Rektor në këtë Universitet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY