Me të shoqin ende në koma, gruaja e Schumacher-it bën blerjen e...

Me të shoqin ende në koma, gruaja e Schumacher-it bën blerjen e shtrenjtë

74
0
Shares

Corinna Schumacher, gruaja e kampionit më të madh të Formula 1, Michael Schumacher, raportohet se ka blerë një vilë me vlerë 30 milionë euro në ishullin spanjoll të Mallorca-s.

Edhe pse me të shoqin prej vitesh në koma, ajo ka vendosur të blejë një vilë e cila do të shërbejë për pushime.

Prona e blerë që familja Schumacher, më parë i përkiste Florence Pérez, president i Real Madridit.

Po çfarë përmban brenda vila e re?

Sipas gjermanes Bild, ajo është një vilë prej 3.000 metrash katrorë, e cila gjendet në një pronë prej 15.000 metra katrorë. Për 30 milionë euro, Corinna Schumacher mori dhe dy pishina, një kopsht të madh me palma dhe një pamje të bukur të detit.

Ekziston edhe një heliodrom i vogël, një kalë dhe një hapësirë për stërvitje.

Corinna ka thënë se së bashku me Schum-in vinin shpesh në Mallorca, ku ata kishin e kanë shumë miq. Sipas sam në vitet nëntëdhjetë i shoqi donte të blinte një pronë aty.

Por çështja është se ai tashmë është pothuajse i “vdekur” dhe nuk besohet se mund ta shijojë vilën 30 milionëshe.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY