Vrasja e çiftit Bërçana/ Ku u qëlluan të rinjtë,raporti i mjekësisë ligjore...

Vrasja e çiftit Bërçana/ Ku u qëlluan të rinjtë,raporti i mjekësisë ligjore zbulon të dhëna

207
0
Shares

Kanë dalë detaje të reja lidhur me vrasjen mafioze që iu bë çiftit Bërçana, pak ditë më parë në qytetin e Shkodrës.

Boran Bërcana thuhet se ka bërë një tentativë për të lëvizur makinën në drejtim të një tuneli për ti shpëtuar atentatorëve, por edhe pse ka lëvizur disa metra nuk i ka shpëtuar plumbave, pasi autori e ka ndjekur me hapa makinën duke vazhduar të qëllojë me armën brenda xhamit të hapur.

Ndërkohë raporti i mjekësisë ligjore ka nxjerrë të dhëna në lidhje me vrasjen.Sipas ekspertëve, shënjestra e atentatit me armë ka qenë ish-oficeri i krimeve, Bercana.

Ai është qëlluar i pari dhe ka marrë 21plumba. 5 plumbat e tjerë  kanë qëlluar bashkëjetuesen e tij, Silva Ndoci, duke bërë që të humbin jetën në vend.

Ngjarja vështirësohet edhe më shumë prej faktit se makina me të cilën dyshohet se kanë lëvizur autorët ka qenë e vjedhur, dhe pas ngjarjes u dogj në afërsi të Koplikut.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY