Vasili “sulmon” Hanh:”Ja futi kot fare, kështu është kur rri me kryeministrin...

Vasili “sulmon” Hanh:”Ja futi kot fare, kështu është kur rri me kryeministrin shkollëpak”

69
0
Shares

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka sulmuar ashpër ndaj komisionarit të Zgjerimit, Johannes Hahn.

Pas konferencës që ky i fundit mbajti me kryeministrin Edi Rama, Vasili i rekomandon Hahn që të mos rrijë shumë me të, sepse është bërë qesharak edhe ai.

POSTIMI I VASILIT:

Cilin Hanh të besojmë atë miratoi Reformën në Drejtësi të 21-22 korrikut apo këtë që foli sot.

Më mirë asnjërin prej të dyve.

Pasi ky Hanh i dytë që u shfaq sot, ja futi kot fare edhe për shkollën e magjistraturës dhe tha se duhen 2/3 e votave në parlament.

Në fakt nuk duhen fare 2/3 e votave, por 3/5 e votave aq sa ka vendosur Hahni i parë në 21-22 korrik.

Por nga që ka qenë gjithë ditën me shkollëpakun sot dhe ka dëgjuar e dëgjon vetëm atë, i ngatërroi edhe Hahni numrat e votave ndaj sqarojeni mor aman sa la nam.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY