MTV VMA/Dua Lipa, Rita Ora dhe Bebe Rexha marrin nominimet e para

Ndaje

Ne krenohemi me ato. Dhe ato dinë të na mbajnë gjithmonë të surprizuar. Dua Lipa, Rita Ora dhe Bebe Rexha, 3 këngëtaret me origjinë shqiptare po thyejnë rekorde të njëpasnjëshme dhe ndërkohë nderohen me çmime prestigjioze.

Ylli shqiptar i muzikës pop, Rita Ora është nominuar në dy kategori të Video Music word të MTV’së.

Këngëtarja këtë e ka bërë të ditur nëpërmes një postimi në Instagram, ku ka kërkuar ndihmën e publikut për ta votuar atë.

Këngëtarja e entuziazmuar ka dhënë këtë lajmë ku ka shkruar: “OMG jam nominuar për 2 VMA-ja!! Ka qenë një nderë shumë i madh për të punuar me Avicii. Faleminderit MTV që keni njohur “Lonely Together”!!. Ju lutem votoni për Vallëzimi më i Mirë në VMA.

Shpallja e nominimeve të MTV VMAs ka listuar dhe dy emrat e artisteve shqiptare Dua Lipa dhe Bebe Rexha. Dy artistet janë nominuar për herë të parë në këtë spektakël.

Dua është nominuar 3 herë për “Song of the Year” me “Neë Rules”, “Best Collaboration” për “One Kiss” dhe “Best Choreography” për “IDGAF”. Ndërkohë Bebe Rexha ka rrëmbyer një nominim, “Best Collaboration” për “Meant To Be”.

Çmimet do të ndahen mbrëmjen e 20 gushtit, në Radio City Music Hall në Los Angeles.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje