Hahn në Tiranë, Kryemadhi: Fjalët e bukura nuk të çojnë gjëkundi, aq...

Hahn në Tiranë, Kryemadhi: Fjalët e bukura nuk të çojnë gjëkundi, aq më pak në BE!

64
0
Shares

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi reagoi pas takimit të komisionerit  për zgjerimin Johannes Hahn me kabinetin qeveritar dhe kryeministrin Edi Rama.

Referuar komplimenteve të Hahn për dizenjimin e tryezës, Kryemadhi tha se “Fjalët e bukura nuk të çojnë gjëkundi, aq më pak në BE!”

POSTIMI I KRYEMADHIT:

Fjalët e bukura nuk të çojnë gjëkundi, aq më pak në BE!

As tryezat e stiluara me simbolet europiane dhe që i kushtojnë shtrenjtë buxhetit të Shqipërisë, nuk janë hap përpara për plotësimin e kushteve të rrepta, që na kanë vënë partnerët tanë në Bruksel.

E gjithë strategjia që kryeministri shpalosi sot si arritje të qeverisë së tij nuk është gjë tjeter vetëm një kopje e strategjisë që ish-ministrja Klajda Gjosha ia ka kerkuar për ta zbatuar, por që se bëri kurrë.

Deri më sot, kur i vënë me shpatulla pas muri u detyrua të pranoje dhe zbatojë ato që duhet të kishte bërë prej vitesh e që i ka patur në tryezën e punës.

Paaftësia, arroganca dhe korrupsioni, përfshirja në trafiqe dhe lënia e Shqipërisë jashtë hapjes së negociatave nuk mund të ndreqen me kopjet që i merr nga ish-Ministrja e Integrimit.

Asnjë deklaratë e thënë në anglishte të qartë, asnjë kompliment apo lajkë e bërë për ndërkombëtarët e Brukselit apo ata që janë në ikje e sipër, nuk e zhbën dot trafikun e drogës, përfshirjen në krimin e organizuar, shkatërrimin e administratës publike dhe ngecjen në reformën në drejtësi.

Ndaj çdo përpjekje për show me ngjyra e ndriçim artificial është thjesht i dalë mode si metodë për të gënjyer shqiptarët, që sot më shumë se kurrë e kanë kuptuar dhe ndjerë paaftësinë, makuterinë, banditizmin dhe arrogancën e veshur me rroba të bukura të një qeverie në ikje e sipër.

Vetëm një qeverisje e re, pa Ramën kryeministër, e vendosur për të larguar bandat nga bashkëqeverisja do të mund të bëjë atë që të gjjthë shqiptarët presin; plotësimin e kushteve për të qënë sa më shpejt pjesë e familjes europiane.

P.S. E kanë gënjyer kaq shumë komisionerin Hahn, sa nuk i kanë thënë, që për studentët e magjistraturës numrin e vendos KLP dhe KLGJ, të cilat ky kryeministri që e pret nuk ka për t’i ngritur kurrë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY