VIDEO/E trishtë, i jepet lamtumira e fundit çiftit të ekzekutuar në Shkodër

VIDEO/E trishtë, i jepet lamtumira e fundit çiftit të ekzekutuar në Shkodër

194
0
Shares

U përcollën për në banesën e fundit, të vendosur pranë njëri tjetrit, çifti i ekzekutuar në Shkodër. Shumë banorë dhe familjarët përcollën për në banesën e fundit Boran Berçama dhe Silvi Ndocin. Ceremonia mortore u organizua mëngjesin e së hënës në një familje.

Të dy u vranë të dielën me 25 gëzhoja teksa po ktheheshin nga një darkë familjare.
Policia ka gjetur fëmijën e tyre të gjallë. Ai ndodhej në prehërin e mamasë së tij që kishte ndërruar jetë nga plumbat teksa ishte përpjekur ta mbronte.

Sipas të dhënave, Breçani kishte dhënë dorëheqjen disa muaj më parë nga policia.Ai kishte qenë nje periudhë kohe në emigrim, kishte kërkuar azil në Francë, por që nuk i ishte dhënë. Më pas ai ishte kthyer në Shqipëri.

Policia ka zbuluar përmes kamerave të sigurisë se në ekzekutimin e Boran Berçamës dhe Silvi Ndocit kanë marrë pjesë dy vrasës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY