Vjedhja e banesave gjatë pushimeve, kujdesi që duhet të tregojnë qytetarët

Vjedhja e banesave gjatë pushimeve, kujdesi që duhet të tregojnë qytetarët

72
0
Shares

Vera është sezoni i tillë, i cili sjell boshatisjen e shtëpive për tiu drejtuar plazheve në bregdet dhe pushimeve disa javore. Për këtë arsye, rastet e vjedhjeve në banesat e boshatisura rriten duke bërë të domosdoshëm cilësinë e sigurisë.

Po çfarë kujdesi duhet të tregojnë qytetarët?

Janë disa masa që duhet të ndërmerren. Këto i bën të ditura Zv.drejtori i Policisë së Tiranës, Dhimitraq Ziu.

Ai tregon se shpesh vjedhësit e banesave informohen për vendodhjen e qytetarëve nëpërmjet rrjeteve sociale ndaj dhe këshillohet të mos postohet shumë për vendndodhjen e tyre.

Ziu thekson se një metodë e re për vjedhjen e banesave është nëpërmjet vendosjes së fletushkës te dera.

Zv.drejtori i Policisë së Tiranës tregon edhe banesat që janë më të rrezikuara për t’u vjedhur dhe mënyrat se si funksionojnë.

Nxjerrja e informacionit nga vetë qytetarët duke treguar se është sezon plazhi, sezon pushimi. Një mekanizëm tjetër është kontrolli i derës me anë të fletëpalosjes. Trokasin dhe nëse nuk përgjigjet njëri e vendosin fletëpalosjen tek dera. Dhe pastaj e kontrollojnë nëse nuk ka lëvizur atëherë aty nuk jeton njeri.”

Dhimitraq Ziu thotë se të rinjtë janë mosha që kryejnë këto grabitje dhe se Policia ka marrë masa përgjatë këtij sezoni për të shmangur vjedhjen e banesave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY