U bë publike zhdukja e tij nga ish kryeministri, gjendet trupi i...

U bë publike zhdukja e tij nga ish kryeministri, gjendet trupi i pajetë i 34 vjeçarit nga Laçi(Foto)

171
0
Shares

Gjendet një trup i pajetë i groposur në zonën e Niklës, Fushë Krujë. Raportohet se trupi i pajetë i përket Elion (Kejsi) Hysa i cili ishte shpallur i  zhdukur disa ditë më parë.

Hysa prej vitit 2015 ishte në kërkim nga policia, pasi është dënuar në mungesë për ‘vrasje me paramendim’ të kryer në 2015 në Sarandë.

Kanë qenë prindërit e të riut ata që kanë denoncuar pak ditë më para zhdukjen e djalit, ndërsa ata dyshonin se atë e kishin vrarë, kjo referuar edhe një mesazhi që kishin dërguar në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Duket se autorët kanë dashur që të ngatërrojnë policinë dhe familjarët duke e varrosur trupin pranë varrezave teksa dyshohet gjithashtu se ai mund të jetë ekzekutuar si hakmarrje për vrasjen e vitit 2015.

Vrasja e ndodhur në Sarandë në 2015-tën:

Të arrestuarit janë: 1. Ledi (Enkelejd) Ben (Saba) Hysa, 25-vjeç, banues në Laç. 2. Ylli Qemal Reçi, 23-vjeç, banues në Gjorm-Krujë. 3. Ajman Agron Zyba, 21-vjeç, banues në Laç. Viktima u konfliktua me xhaxha dhe nip nga Kruja.

Nga hetimet e policisë dhe prokurorisë ka rezultuar se rreth orës 00:10 të 9 korrikut, viktima éshtë konfliktuar me autorët e dyshuar të shpallur në kërkim, shtetasit Gani Hysa, dhe Keivi Hysa, (xhaxha dhe nip), për motive të dobëta. Pas këtij momenti, më datë 10.07.2015, rreth orës 01:00 autorët e dyshuar pasi kanë vënë në dijeni në lidhje me konfliktin edhe shtetasit Elion Hysa dhe shokët e këtij të fundit (personat e mësipërm të arrestuar nga Policia), kanë kërkuar te gjithe sebashku népér qytet dhe kanë gjetur viktimen, pikërisht në vendin ku kishte ndodhur konflikti një natë më parë.

Sapo e kanë konstatuar, kané rrethuar mjetin dhe kane thyer xhamat me shkop bejzbolli dhe me qytén e pistoletés, ku pas késaj njëri prej autorëve i është afruar dhe ka qëlluar njé herë me armë zjarri né drejtim te shtetasit: Edmond Theodhori, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Pas kryerjes së krimit, të gjithë autorët janë larguar menjëherë nga qyteti i Sarandës ku ndodheshin me pushime, në drejtim te vendbanimeve të tyre. Policia po punon intensivisht për gjetjen dhe prangosjen e personave të shpallur në kërkim, konkretisht: 1. Gani Rexhep Hysa, 41 vjeç, banues ne Gjorm-Kruje. 2. Elion (Kejsi) Sahit Hysa, 31 vjeç, banues ne Gjorm-Kruje. 3. Keivi (Ahmet) Sahit Hysa, 23 vjeç, banues ne Gjorm-Kruje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY