Prokurori i ’21 Janarit’ ngec në Vetting, nuk e justifikon pasurinë

Prokurori i ’21 Janarit’ ngec në Vetting, nuk e justifikon pasurinë

64
0
Shares

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i dha prokurorit Cama notë ngelëse të mërkurën për të tria kriteret e rivlerësimit. lProkurori Cama, i pranishëm dhe i pashoqëruar nga ndonjë avokat i cilësoi të padrejta rezulatet e hetimit administrative kundër tij.

Sa i përket kriterit të pasurisë, relatorja Qirko vlerësoi se subjekti kishte deklarim të pasaktë dhe kontradiktor për apartamentin me sipërfaqe 76 metra katrorë, të shlyer plotësisht në vitin 2003. Në deklaratën e vitit 2003, subjekti e kishte deklaruar këtë pronë me vlerë 2.4 milionë lekë, ndërsa në deklaratën “Veting” 3.4 milionë lekë. Relatorja e çështjes tha se kontrata e blerjes së apartamentit nuk përputhej me asnjërin prej deklarimeve dhe kishte si vlerë rreth 34 900 dollarë, kontradita që sipas saj “cenojnë rëndë figurën e prokurorit”shkruan Reporter.a

Një problem tjetër i evidentuar është blerja e një pasurie të shënuar “ish-parkim garazh” në deklaratë dhe “dyqan” në kontratën e shit-blerjes.  Sipas Komisionit, prokurori Cama nuk ka pasur burime të mjaftueshme për blerjen e kësaj pasurie.

Komisioni ka evidentuar gjithashtu burime të pamjaftueshme për blerjen e një makine, mosdeklarimin e një llogarie bankare dhe kreditimin e llogarisë së tij dhe të bashkëshortes në shuma të ndryshme nga persona të afërm përgjatë 10 viteve.

Në një raport të dorëzuar në KPK, edhe Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar e ka rrëzuar prokurorin Cama si të papërshtatshëm dhe të përfshirë në korrupsion. Të dhënat e prezantuara në seancën dëgjimore, të cilat ishin deklasifikuar pjesërisht, flasin për një denoncim të kohës kur Cama ishte drejtues i Prokurorisë së Lushnjes.

“Së bashku me një prokuror tjetër, subjekti ka kërkuar dhe ka marrë mitë nga familjari i një personi të ndaluar për kontrabandë,” tha relatorja e çështjes.

Relatorja Qirko tha se KPK kishte hetuar mbi raportin e DSIK dhe kishte arritur në përfundimin se “subjekti ka kontakte të papërshtatshme, duke shkëmbyer dhurata dhe favore me persona të përfshirë në krimin e organizuar”. KPK ka evidentuar gjithashtu përfshirje në korrupsion, së bashku me një prokuror tjetër.

Si në kërkesat e tij paraprake ashtu edhe në sallë, Cama kërkoi që personi që e kishte denoncuar për korrupsion duhej të dëshmonte para KPK-së, kërkesë kjo e rrëzuar.

“E kundërshtoj me forcë raportin për kontrollin e figurës. Kam kërkuar që personi të vijë dhe të dëshmojë nëse i kam kërkuar para. Unë nuk bëhem pre e personave që më sulmojnë për qëllime të tjera. Kam punuar me ndërshmëri dhe profesionalizëm,” tha me tone emocionale prokurori Cama.

 

Cama evokoi para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit vështirësitë e kryerjes së detyrës, edhe në kushtet e rënies së shtetit në vitin 1997, për të cilën ai tha se punonte në Delvinë dhe çoi në burg bandat e armatosura.

“Prova ime e zjarrit është dhënë kur duhej dhënë. Unë nuk mund të pranoj të penalizohem nga dëshmia e dikujt, për diçka që s’e kam bërë dhe as të pranoj të cenohet integriteti im. Kërkoj rikonfirmimin në detyrë për të vazhduar detyrën dhe qëllimin që i kam vënë vetes për t’i qëndruar besnik ligjit,” tha në fund të seancës Cama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY