Presidenti Erdogan ka tentuar të blej vullnetin e shqiptarëve me investime

Presidenti Erdogan ka tentuar të blej vullnetin e shqiptarëve me investime

61
0
Shares

Ish-ministri i Punëve të Jashtme Besnik Mustafaj ne nje bisede tek ‘Zërit të Amerikës’  lidhur me zhvillimet politike në Shqipëri, tha ne lidhje me çështjen e afrimit të Shqipërisë me Turqinë dhe pranine e kryeministrit Rama ne inaugurimin e Presidenit Erdogan,   se kryeministri Rama i është  përgjigjur pozitivisht përpjekjeve të presidenti Erdogan për ta transportuar  në Shqipëri debatin e tij të brendshëm me Gylenin. Kjo sipas tij  eshte e padrejtë dhe në dëm të Shqipërisë.  Por si diplomat Mustafaj thotë se nuk është në interesin strategjik të Shqipërisë tensioni me Turqinë.

Pjese nga Intervista ne VOA:

Zëri i Amerikës: Zoti Mustafaj si e shihni ju çështjen e afrimit të Shqipërisë me Turqinë, në inaugurimin e fundit të presidentit Erdogan pamë kryeministrin shqiptar të shkojë atje, ndërkohë që munguan shumë udhëheqës europianë. Si e shikoni ju këtë afrim të Shqipërisë por dhe të vendeve të rajonit në përgjithësi me Turqinë?

Besnik Mustafaj: Duhet parë dhe duhet pranuar dhe për mua është një gjë e rëndësishme të thuhet me zë të lartë që Turqia është një partner i rëndësishëm i Shqipërisë në rajon, sepse jemi të dy vende anëtare të NATO-s si dhe një partner i rëndësishëm ekonomik. Nuk është në interesin strategjik të Shqipërisë tensioni me Turqinë.

Zëri i Amerikës: Por shohim një vend me prirje autokratike.

Besnik Mustafaj: Nëse do të bëja shkrimtarin këtu, do të thosha se kryeministri Rama ka një adhurim të madh për mënyrën se si qeveris presidenti Erdogan. Është e qartë se presidenti Erdogan nuk përfaqëson vlerat perëndimore, demokratike dhe humaniste. E dyta, kryeministri Rama është i vetmi kryeministër, i cili ka deklaruar publikisht se tentativa, që ndodhi para dy tre vjetësh është grusht shteti dhe u bë nga Gulen. Këtë nuk e ka thënë asnjë kryeministër i asnjë vendi tjetër të botës, sepse kjo gjë mbetet për t’u provuar nga drejtësia dhe nuk është provuar deri tani. Nga ana tjetër, ne kemi vënë re tentativa të kryeministrit Rama për ta mbështetur, për t’iu përgjigjur pozitivisht përpjekjeve që ka bërë presidenti Erdogan për ta transportuar edhe në Shqipëri debatin e tij të brendshëm me Gylenin. Kjo do të ishte e padrejtë dhe në dëm të Shqipërisë dhe do të ishte një sukses i Erdoganit.

Zëri i Amerikës: Duket sikur prirja tentohet të lidhet me nevojën për investime….

Besnik Mustafaj: Shqipëria është një vend i hapur dhe investimet duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë. Nga presidenti Erdogan është tentuar blerje e vullnetit të shqiptarëve nëpërmjet investimeve. Në këtë rast ka një deformim të qëllimit të investimeve në një shoqëri të hapur dhe të lirë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY