Fshehu dënimin me burg, Prokuroria nis hetimin për gjyqtarin Thanza

Fshehu dënimin me burg, Prokuroria nis hetimin për gjyqtarin Thanza

46
0
Shares

Prokuroria e Përgjithshme nis sot hetimet për gjyqtari Admir Thanza, anëtar i Gjykatës së Lartë. Thanza është akuzuar për deklarim të rremë në formularin e vetëdeklarimit. 

Anëtari I Gjykatës së Lartë Admir Thanza ishte dje përballë komisionit ku rezultoi më një sërë problemesh. Hetimi ka nisur nga Seksioni i Dekriminalizimit në organin e Akuzës.

Trupa e KPK lexoi raportin e ILDKP ku thuhet se Thanza ka kryer deklarim të rremë të pasurisë dhe nuk ka burime financiare të mjaftueshme për të justifikuar pasurinë e tij.

Gjithashtu gjyqtarit Thanza iu zbulua një dënim me burg dhe një gjobë në Itali për vjedhje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY