Vettingu i ndërpret ëndrrën, shkarkohet gjyqtari Artan Lazaj

Vettingu i ndërpret ëndrrën, shkarkohet gjyqtari Artan Lazaj

184
0
Shares
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra gjyqtarin e Tiranës, Artan Lazaj, pasi nuk justifikon pasurinë.
Artan Lazaj ishte i pranishëm në seancën e sotme. Lazaj është  njëri nga gjyqtarët  që Ambasada e SHBA i ka refuzuar vizën.
Komisioni hetoi gjyqtarin vetëm për pasurinë dhe jo për aftësitë profesionale dhe morale, ndërsa Lazaj kërkoi përjashtimin e trupës, por u refuzua.
 Komisioni theksoi se nga hetimi rezultoi se gjyqtari ka dy apartamente në Tiranë, një në Vlorë dhe një në Bulqizë, tokë në Porto Palermo dhe një makinë tip ‘Benz’.Trupa gjithashtu u shpreh se Lazaj ka bërë kontrata noteriale fiktive dhe nuk ka deklaruar pagesën për shkollën e vajzës në një kolegj privat.
Përsa i përket mos deklarimit të pagesave për shkollën e vajzës, ai tha se kishte harruar.  Burimi i vetëm i të ardhurave, u shpreh gjyqtari ka qenë rroga e tij, ndërsa ka shtuar se ka dhënë katër dënime me vdekje dhe shumë përjetë, prandaj kërkoi nga Vettingu që të mos i ndërpriste ëndrrën.
Ndërsa në përfundim të seancës së sotme, avokati Sokol Hazizaj deklaroi se vendimi do të apelohet në Kolegj, pasi KPK ka bërë shkelje dhe se nuk është luks që të kesh një shtëpi.
Nuk e prisnim shkarkimin. KPK ka bere shkelje. Të kesh një shtëpi nuk është luks, kështu po shkojmë në devijanca sociale. Ne do ti drejtohemi Kolegjit të Apelimit, ka thënë avokati.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY