LAJM I FUNDIT/Prrenjas, gjendet një kufomë në përrua (Emri+Foto)

LAJM I FUNDIT/Prrenjas, gjendet një kufomë në përrua (Emri+Foto)

128
0
Shares

Në Malin e Balcës është konstatuar një kufomë në afërsi të një përroit.Policia e Prrenjasit njofton se  viktima është Besim Allka.

44 vjeçari, banues në Gramsh, u denoncua në polici pasi ishte larguar nga banesa në datë 18 Qershor 2018.Mësohet se viktima vuante nga çrregullime mendore.

Nga këqyrja paraprake e kryer nga eksperti mjeko-ligjor rezultoi se në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune.

Njoftimi i Policisë së Librazhdit:

Në datë 09.07.2018 rreth orës 18:20 Policia e Prrenjasit u njoftua se në Malin e Blacës, Bashkia Prrenjas është konstatuar një kufomë në afërsi të një përroi.

Nga këqyrja paraprake e kryer nga eksperti mjeko-ligjor rezultoi se në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune.

U identifikua viktima, B.A., 44 vjeç, banues në Gramsh, i denoncuar i larguar nga banesa në datë 18.06.2018, pasi dyshohet se vuante nga çrregullime mendore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY