Me 30 kg heroinë të fshehur në tavolinë, kush janë dy të...

Me 30 kg heroinë të fshehur në tavolinë, kush janë dy të rinjtë e arrestuar në Bari (Foto+Emra)

98
0
Shares

Ata po udhëtonin nga Greqia për në Bari me traget. Shqiptari Skerdilajd Çobaj nga Fieri po udhëtonte me të dashurën e tij greke Kolovou Chrysanthi 19 vjeç.

Pas marrjes në pyetje për motivet e lëvizjes dhe përgjigjeve jo bindëse, autoritetet italiane kanë dyshuar duke filluar kontrollin me imtësi të makinës ku iu gjet 30 kg drogë e fshehur.

Mes disa gjërave që ishin në bagazhin e makinës ishte edhe një tavolinë portative. Kur e kanë ngritur, policët kanë ngritur dyshime pasi kishte një peshë të madhe dhe për këtë arsye vendosë ti kalojnë në skaner.

Në pamje dallohet kur skaneri tregon se në brendësi të tavolinës portative kishte disa pako, të cilat rezultuan me heroinë. Droga 30 kg, e ndarë në 56 pako ishte fshehur brenda tavolinës portative prej druri në hapësirën e posaçme prej disa centimetrash të dërrasave në bagazhin e makinës tip ‘Renault Megane Coupe’.

Pas arrestimit të tyre nga Guardia di Finanza në bashkëpunim me zyrtarët e Agjencisë së Doganave, vijojnë hetimet për të zbuluar rrjetin e porositësve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY