AKU bllokon 118 kg mish pa vulë në Burrel (DETAJE)

AKU bllokon 118 kg mish pa vulë në Burrel (DETAJE)

106
0
Shares

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar në Burrel një sasi prej 118 kg mishi pa vulë. Aksioni u zhvillua në 3 subejte tregtare, ku u morën edhe masa administrative me gjobë.

“Gjatë këtyre inspektimeve në qytetin e Burrelit, në lagjen Drita, AKU ka gjobitur 3 subjekte tregtare, nga ku bllokoi 20 kg mish viçi dhe 12 kg mish qingji pa vulë dhe çertifikatë veterinare. Subjekti u gjobit konform ligjit me gjobë për gjurmueshmërinë me vlerë 200000 lekë.

Në vijim të këtij aksioni u bë e mundur gjithashtu dhe bllokimi i një sasie prej 30 kg mish viçi, në një tjetër subjekt tregtar, i cili ndodhej në të njëjtën lagje.  Dhe kjo sasi mishi ishte pa vulë dhe çertifikatë vetenare. Dhe ky subjekt u gjobit në vlerën e 200000 lekëve për gjurmueshmërinë. Subjektit të treti, jashtë konform ligjit, iu bllokua një sasi prej 39 kg mishi viçi. Dhe kjo sasi ishte jashtë standardeve ligjore, pa vulë dhe çertifikatë veterinare. Dhe ky subjekt u gjobit me 200000 lekë për mungesën e gjurmueshmërisë”, sqaroi AKU-ja.

Aksioni i AKU-së u shtri dhe në lagjen tjetër të qytetit të Burreli, “Pjeter Budi”, ku gjatë kontrollit në subjekt u bllokua sasia prej 17 kg mish qingji pa vulë dhe çertifikatë veterinare.

Në total sasia e bllokuar nga ky aksion ishte 118 kg mish dhe vlera e gjobave të vëna arriti në shifrën 800000 lekë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY