Vdekja e shoferit të ministrit Xhafa/ Provat që po fshihen nga ekspertizat

Vdekja e shoferit të ministrit Xhafa/ Provat që po fshihen nga ekspertizat

117
0
Shares

Celulari i viktimës Shkëlzen, shoferit të ministrit Xhafa, është bllokuar para ekspertizës së bërë dhe është çuar në një laborator të fshehtë pa u regjistruar në proces verbal bashkë me provat e tjera.

Në një denoncim që Berisha ka bërë në facebook, thuhet nga eksperti se me siguri do të jënë të fshira të gjitha mesazhet që mund të sillnin telashe. Kjo sepse marrja e celularit në atë lloj forme është jashtë çdo lloj standarti normal.

Denoncimi i plotë

Xhafa i droges fsheh vrasjen!

Kjo eshte ekspertiza qe Xhafa i droges me kriminalistet e tij kriminele i beri telefonit te shoferit qe vrane!

Lexoni mesazhin e ekspertit dixhital. sb

“Materialet qe u gjeten ne vendngjarje, ishin bllokuar të shoqeruara me vendimin për ekspertimin e tyre për tu dërguar në laboratorin e policisë shkencore. Po kështu edhe celulari i shoferit. Në vend që të kryhej kqyrja e tij dhe të pasqyrohet e tëra në procesverbalin e materialeve te gjendura ne vendngjarje, drejtori i krimit të organizuar Eduard Merkaj që është i biri i shoferit që Xhafa ka pasur ne parlament, ka derguar njerëzit e tij tek drejtori i laboratorit shkencor Xhevahir Çeloaliaj i cili ka qenë kryetar i Partisë Socialiste të Vlorës. Ai i ka dhënë të dërguarve të Eduard Merkaj celularin pa asnjë veprim procedural, në kundërshtim tërësor me ligjin. Aparati i celularit duhet të jetë kthyer pasditen e së djelës dhe më pas në procesverbal u fiksuan të gjitha mesazhet apo thirrjet hyrëse dhe dalëse të viktimës. Me siguri janë fshirë atë që mund të sillnin telashe, ndryshe përse marja e celularit jashtë cdo norme?

Tabulatet telefonike do te tregojne te verteten por prokuroria nuk ka dijeni per zhdukjen e celularit te viktimes per disa ore.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY