Monika Kryemadhi fjalë të ndjera për vajzën e saj

Monika Kryemadhi fjalë të ndjera për vajzën e saj

112
0
Shares

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka shkruar disa fjalë prekëse për vajzën e saj Bora Meta e cila ka mbushur 20 vjeç.

Përmes një postimi në rrjetin social, Monika Kryemadhi shkruan se pavarësisht premtimit për të mos “bërë publik” ditëlindjen e saj, ajo e ka thyer fjalën e dhënë për t’i dhënë publikisht sesa shumë e do vajzën e saj, e cila shpesh herë është kthyer në “zonjën e parë” në krah të babait të saj, Presidentit Ilir Meta.

POSTIMI:

Të dhashë fjalën që nuk do shkruaja asnjë fjalë.  Por ja që 20 vitet që kanë kaluar lanë shenjë të pashlyer tek unë.

Teksa të shoh që rritesh uroj me zemër që Zoti të të plotësojë çdo dëshirë!  Dëgjoftë dhe plotësoftë nga pak edhe urimet e mia për ty.

20 vite nuk kanë mjaftuar ende për të të thënë sa të dua, e ndoshta as 120 të tjerë nuk do të mjaftojnë për të të treguar sa me fat jam që jam nëna jote!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY