Tjetër “hall” për shqiptarët, rritet cmimi i bukës

Tjetër “hall” për shqiptarët, rritet cmimi i bukës

59
0
Shares

Prej disa ditësh një byrek në qytetin e Elbasanit nuk kushton më 30 lekë.

Furrat e bukës dhe byrektoret kanë rritur me 10 lekë çmimet e produkteve të brumit .

Të paqarta janë çmimet e bukës, të cilat konfondohen me peshën e saj.

E ndërkohë që tregtarët nuk pranojnë të prononcohen për arsyet e rritjes se çmimeve, pakënaqësi shprehin qytetarët.

Rritja e çmimit nga furrat e bukës erdhi menjëherë pas debatit për mossubvencionimin e çmimit të energjisë elektrike për subjektet që veç prodhimit të bukës, kishin edhe njësi frigoriferike, raporton “t.ch”.

Në atë kohë edhe shoqata e prodhuesve të bukës e kundërshtoi vendimin e OSHEE, ndërsa tregtarët paralajmëruan se çmimi i rritur i energjisë do të rëndonte mbi konsumatorin, gjë e cila duket se ka ndodhur tashmë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY