Mbjellja e kanabisit vazhdon, tjetër parcelë në Krujë

Mbjellja e kanabisit vazhdon, tjetër parcelë në Krujë

59
0
Shares

Mesa duket kanabisi nuk po gjen zhdukje në Shqipëri.

Një parcelë është asgjesuar në rrethinat e Krujës në një sipërfaqe pa pronar, të shpyllëzuar .

NJOFTIMI I POLICISE:

Vijojnë aksionet për identifikimin dhe asgjësimin e lëndëve narkotike në rrethinat a Krujës. Burime policiore bëjnë me dije se në fshatin Zgërdhesh, Krujë, në afërsi të vendit të quajtur “Ligate””, në një sipërfaqe pa pronar, të shpyllëzuar janë gjetur të mbjella dhe u asgjësuan 83 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 284 i Kodit Penal. Po ashtu në afërsi të vendit të quajtur “Arrtesh” , në një sipërfaqe të shpyllëzuar, janë gjetur 117 bimë narkotike të dyshuara Canabis Sativa. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Krujë. Neni 284 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY