Vdekja e nënës dhe foshnjës në maternitet, nën akuzë 3 mjekë të...

Vdekja e nënës dhe foshnjës në maternitet, nën akuzë 3 mjekë të QSUT

102
0
Shares

Tre mjekë të QSUT-së janë vënë nën akuzë për mjekimin e pakujdesshëm të 35-vjeçares Aida Çajka, e cila humbi jetën para një viti në maternitetin “Koço Gliozheni”. Sipas prokurorisë, në akuzë janë vendosur mjekët e QSUT-së dhe lirohen nga akuza ata të maternitetit.

Tre mjekë të Qendrës Spitalore Univesitare Nënë Tereza janë vënë nën akuzë nga Prokuroria e Tiranës, për mjekimin e pakujdesshëm të 35-vjeçares Aida Çajka, e cila para një viti ndërroi jetë në maternitetin “Koço Gliozheni”.

Besiana Hysi, Zamira Hysenaj dhe Olvis Petre akuzohen se nuk kanë treguar kujdesin e duhur shëndetësor ndaj 35-vjeçares, e cila mbërriti me urgjencë në QSUT, pasi ishte dërguar atje nga mjekët e maternitetit, ku u paraqit fillimish për lindje.

Pas qendrës spitalore, Çajka u dërgua në Sanatorium, për t’u rikthyer sërish në maternitet, ku ndërroi jetë.

Mjekoligjorët përcaktuan si shkak të vdekjes çarjen e enëve të gjakut që furnizojnë shpretkën dhe fillimisht nën akuzë u vunë 3 mjekët e maternitetit.

Ndërkaq, seanca e parë gjyqësore për 3 mjekët e QSUT-së, do të jetë më 17 korrik.

Aida Çajka ishte nënë e 2 fëmijëve dhe humbi jetën bashkë me foshnjën e palindur, shtatorin e vitit të kaluar./ORA/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY