Kryeministri Rama, takim me Tsipras me 10 korrik

Kryeministri Rama, takim me Tsipras me 10 korrik

55
0
Shares

Mediat greke kanë konfirmuar një takim të Kryeministrit Rama me atë grek Tsipras më 10 korrik në Londër.

Takimi do të kryhet përgjatë punimeve të Takimit për Ballkanin Perëndimor që zhvillohet në  Mbretërinë e Bashkuar këtë të mërkurë.

Të dy kryeministrat do të diskutojë rreth negociatave që po zhvillohen midis dy vendeve për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura që janë me interes për të dy vendet si dhe rreth vizitës së ardhshme të kryeministrit grek në Shqipëri për nënshkrimin e Traktatit të Miqësisë dhe Bashkëpunimit të dy vendeve.

Ata do të diskutojnë edhe për zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare si dhe Marrëveshjen e Prespës.

Në vijim do të flitet edhe për perspektivën evropiane të Shqipërisë, si dhe mënyrat se si Greqia mund të ndihmojë në këtë drejtim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY