Nuk ka humbje si kjo e Japonisë!

Nuk ka humbje si kjo e Japonisë!

79
0
Shares

Një ndeshje e pabesueshme mes Belgjikës dhe Japonisë ka parë fitimtarë skuadrën europiane falë një goli në minutën e katërt shtesë të Nasser Chadli, që dërgon Japoninë në shtëpi dhe siguron një çerekfinale mes yjesh me Brazilin.

Jan Vertonghen dhe Maruane Fellaini rikthyen më parë ekulibrin pasi aziatikët kishin kaluar dy herë në avantazh. “Samurait” shënuan dy herë brenda katër minutash për të tronditur belgët në fillim të pjesës së dytë, por pas shokut fillestar ata e rimorën veten.

Në fillim ishte Genki Haraguchi i cili përfitoi nga një gabim i Vertonghen për të mposhtur Courtois me një gjuajtje të saktë diagonale. Ndërsa 4 minuta më vonë Takashi Inui realizoi një kryevepër nga jashtë zonës, duke dërguar me të djathtën një top në cepin e poshtëm të portës, të pakapshme nga portieri i Chelseat.

Më pas Vertonghen korrigjoi gabimin në golin e parë duke goditur bukur me kokë në zonën japoneze një parabolë që nuk e besonte askush se do të përfundonte në rrjetë, por që shkoi pikërisht aty. Belgët e rritën presionin falë edhe futrjes së Chadli dhe Fellainit dhe ishte pikërisht ky i fundit që realizoi golin e barazimit duke goditur saktë me kokë pas krosimit të Hazard nga e majta.

Në jesën e parë Belgjika bëri gjithçka mirë por përsëri nuk ka rritur të gjejë golin e shumë dëshiruar.  Me 7 goditje në kuadrat vetëm në 45 minutat e para, belgët, dukshëm superiorë ndaj aziatikëvë nuk kanë arritur të dërgojnë topin në rrjetë qoftë edhe për një herë të vetme, më tepër për mungesë kthejlltësie të tyre se sa për meritë të japonezëve.

Tani e pret sfida me Brazilin, ku do të ketë një përballje të vërtetë mes yjeve më në zë të futbollit botëror./EDS/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY