Dënohet 25 vjeçari, u merrte lekë të afërmëve për të larguar ‘magjitë’...

Dënohet 25 vjeçari, u merrte lekë të afërmëve për të larguar ‘magjitë’ nga shtëpia

67
0
Shares

Gjykata e Tiranës ka dënuar  një 25-vjeçar  me gjashtë muaj burgim. Pasi  i mashtroi , u  mori më vonë të afërmëve të tij një sasi të konsiderueshme parash dhe sendesh me vlerë.

Aai iu ka marrë një shumë prej 25 mijë lekësh të reja dhe sende me vlerë 60 mijë lekësh me pretendimin se donte të largonte “magjitë në shtëpinë e tij”.

Cila është historia e ngjarjes?

Historia nis në fillim të janarit 2017, kur K.H. është telefonuar nga E.M., i cili i ka kërkuar 40 mijë lekë pasi i nevojiteshin për vajzën e shtruar në QSUT. K.H ka shkuar vetë atje dhe i ka dhënë shumën prej 40 mijë lekësh të pandehurit, i cili i ka premtuar se do t’ia kthente brenda shkurtit.

Më tej, Panorama shkruan se ai i ka thënë viktimës se kishte probleme edhe me bashkëshorten, që kishte dështuar dhe se për këtë problem kishte folur me një hoxhë, i cili luftonte magjitë. Për këtë ai i ka kërkuar viktimës disa sende me vlerë që do t’i përdorte si “nishane” për të larguar magjitë.

Disa ditë më vonë, viktima është telefonuar nga një person, i cili është prezantuar si hoxha dhe i ka kërkuar t’i dërgojë sendet me vlerë, që do t’ia kthente pas disa ditësh. K.H. i ka dërguar sendet me vlerë dhe një sasi parash përmes një shoferi linje në Zall-Bastar”. Pasi ka pritur deri të premten, atij nuk i janë kthyer më sendet me vlerë.

Në këto kushte, ai ka telefonuar shoferin e linjës, i cili i ka thënë se sendet me vlerë dhe paratë që ka dorëzuar në Zall-Bastar nuk i ka marrë asnjë hoxhë, por një djalë i ri, i cili i kishte thënë se ishte dërguar nga vetë hoxha.

Po atë ditë, viktima është telefonuar nga një numër tjetër, i cili është prezantuar si i dërguar nga hoxha dhe i ka kërkuar edhe 12,500 lekë të tjera, që i duheshin për arsye personale, pasi kishte shtruar të atin në spital. Viktima të nesërmen ia ka dërguar shumën e kërkuar personit përmes një shoferi tjetër në Zall-Bastar.

Pasi kanë kaluar disa ditë, viktima ka gjetur dhe kontaktuar hoxhën, që i ka përmendur i afërmi dhe ai i ka thënë se nuk ka qenë kurrë në dijeni të këtyre fakteve dhe se emri i tij ishte përdorur. Në këtë mënyrë, viktima i është drejtuar më pas Komisariatit të Policisë, ku ka kallëzuar të afërmin e tij për mashtrim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY