Vrasja e shoferit të ministrit, policia shoqëron zyrtarë të Gardës në polici

Vrasja e shoferit të ministrit, policia shoqëron zyrtarë të Gardës në polici

454
0
Shares

Policia ka shoqëruar disa punonjës të Gardës fill pas vrasjes së shoferit të ministrit të Brendshëm. Mësohet se ka nisur marrja në pyetje ndërkohë që Garda ka nxjerrë vetëm një njoftim të shkurtër ndërsa ministria e Brendshme ende nuk ka asnjë deklaratë zyrtare për oficerin e vrarë që ishte një ndër njerëz\it më të afërt të ministrit të Brendshëm.

Gazeta zyrtare e opozitës, Rd ka shkruar sot se në vendin e ngjarjes janë gjetur 7 gjurmë plumbash ën mur ndërkohë që një plumkb është në kokën e viktimës.

Ngjarja u konstatua sot rreth orës 09:30 të mëngjesit, në garnizonin e Gardës së Republikës ku është gjetur i pajetë brenda garazhit, të caktuar për mjetet e Ministrisë së Brendshme, gardisti me detyrë funksionale shofer i Ministrit të Brendshëm, shtetasi Shkelzen Qordja, 31 vjeç.

Trupi i pajetë u konstatua nga punonjës të Gardës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY