DILEMA/Kush do të hetojë për zbardhjen me plumb pas koke të shoferit...

DILEMA/Kush do të hetojë për zbardhjen me plumb pas koke të shoferit të ministrit?

72
0
Shares

Vrasja e shoferit të ministrit Fatmir Xhafaj nuk është zbardhur ende detajisht  ndërkohë që ende nuk ka asnjë raportim zyrtar nga ministria e brendshme në lidhje me ngjarjen e ndodhur ku u gjet i pajetë trupi i 31 vjeçarit Shkelzen  Qordja.

Të tjera zhvillime ndodhin në lidhje me vdekjen e 31 vjeçarit Shkëlzen Qordja, punonjës i Gardës dhe shofer i ministrit Fatmir Xhafaj, i cili u gjet me një plumb në kokë mëngjesin e sotëm. Mësohet se policia ka shoqëruar disa punonjës të Gardës të cilët do të merren në pyetje në lidhje me këtë rast.

Deputeti Salianji në një deklaratë të tijën, ngre pyetjen se kush do ta hetojë çështjen në të cilën personi i parë që duhet të hetohet është vetë ministri Xhafaj.

Sipas tij, nuk mundet që vartësit të hetojnë eprorin ndërkohë që shkruan se që nga lidhja me mafian tek informacionet gjithçka e bën të tmerrshme këtë histori.

Deklarata e plotë

Kush do të hetojë për zbardhjen me plumb pas koke të shoferit të Ministrit të Brëndshëm? Për shkak të rrethanave Ministri është në rrethin e parë të personave që duhet të hetohet. Kush do ta hetojë atë, vartësit do hetojnë eprorin?!

Shumë rastësi bëjnë një ligjësi. Nga lidhja me mafian tek informacionet konfidenciale gjithcka e bên të tmerrshme këtë histori.

Ndoshta, por kush do të hetojë të vërtetën!

Besimi i shqipëtarëve tek drejtësia kalon nēpër këto momente dhe nuk është e rastit që ka humbur plotësisht.

Realiteti i shqiptarëve i ka kaluar imagjinatën e serialeve të famshme të Games of Thrones apo House of Cards, jeta e qytetarëve shpjegohet vetëm me skenarë filmash, ka kaluar çdo imagjintatë realiteti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY