DETAJET/ Shperthimi ne Bulqize, pronari i lavazhit paralajmerohet

DETAJET/ Shperthimi ne Bulqize, pronari i lavazhit paralajmerohet

62
0
Shares

Makina që u hodh në erë mbrëmjen e sotme në Bulqizë është në pronësi të nje biznesmeni lokal,  T.Tanci.

Policia njofton se personi më sipër është pronar i një lavazhi, vendi ku edhe makina e parkuar shpërtheu.

Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 21.40, në shesh parkimin e një lavazhi dyshohet se në pjesën e përparme të automjetit tip ‘Audi’, është vendosur lëndë plasëse, e cila ka shpërthyer duke e dëmtuar pjesërisht mjetin.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka persona të lënduar, Automjeti është në përdorim nga shtetasi T.T, banues në Bulqizë.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY