BE arrin paktin për refugjatët, ku do të krijohen qëndrat e reja

BE arrin paktin për refugjatët, ku do të krijohen qëndrat e reja

82
0
Shares

Liderët e Bashkimit Evropian kanë arritur një marrëveshje për migrimin, pas gati 10 orësh negociata në një samit në Bruksel, raporton BBC.

Italia, pika hyrëse për mijëra migrantë, kryesisht nga Afrika, ka kërcënuar me vënie të vetos ndaj të gjitha përfundimeve të grupit, nëse nuk i ofrohet ndihmë për këtë çështje.

Bisedimet kanë vazhduar deri në orët e para të së premtes, para se të arrihej një kompromis.

Liderët kanë thënë se qendrat e reja për migrantët duhet të krijohen në shtetet e BE-së, në baza vullnetare.

Këto qendra do të verifikonin se cilët migrantë janë refugjatë dhe kush është “migrant i paligjshëm, që duhet të kthehet”, thuhet në dokument.

Këto qendra do t’i përpunonin emigrantët për të përcaktuar se cilët janë refugjatë të vërtetë dhe të cilët janë “emigrantë të parregullt, të cilët do të kthehen”, thuhet në tekstin e marrëveshjes së tyre.

Megjithatë, ishte e paqartë se cilat vende do të ishin vullnetare për të bere keto qendra.

Komunikata e përbashkët gjithashtu flet për kufizimin e lëvizjes së azilkërkuesve midis shteteve të BE.

“Pas këtij samiti evropian, Evropa është më e përgjegjshme dhe ofron më shumë solidaritet”, ka thënë kryeministri italian, Giuseppe Conte.

“Sot Italia nuk është më e vetme”, është shprehur ai.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila ka ardhur në samit me nevojën e arritjes së një marrëveshjeje për shkak të krizës politike në vendin e saj, ka deklaruar se BE-ja duhet “të bëjë ende shumë punë për të tejkaluar pikëpamjet e ndryshme”.

Aktualisht blloku është thellësisht i ndarë për çështjen e migrimit, pasi disa shtete evropiane janë duke kundërshtuar skemën e BE-së për rivendosjen e 160,000 refugjatëve nga kampet e stërmbushura në Greqi dhe Itali.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY