Ambasada hollandeze në Tiranë, ton tjetër nga qeveria hollandeze

Ambasada hollandeze në Tiranë, ton tjetër nga qeveria hollandeze

425
0
Shares

Ambasada holandeze ka dalë sot me një deklaratë në lidhje me bllokimin e negociatave të Shqipërisë me BE. Sipas ambasadës , Shqipëria ka rritur suksese dhe ka kryer reforma të rëndësishme ndërkohë që ky opinion nuk përputhet me qëndrimin që mbajti qeveria holandeze dhe parlamenti i këtij vendi kur erdhi puna për hapjen e negociatave.

Por ky nuk është rasti i parë i mospërputhjes. Dy raporte të komisionit evropian shkuan kot pasi këshilli evropian nuk i mori parasysh ato cfarë kishte shkruajtur ambasada e BE-së në Tiranë për sukseset e qeverisë shqiptare.

Deklarata:

Deshirojmë të përgëzojmë Shqipërinë për progresin dhe reformat e rëndësishme të arritura, të cilat janë njohur nga Këshilli Europian. Tashmë ka një udhërrëfyes të qartë për vijimin e rrugëtimit deri në Qershor 2019. Ka ardhur koha për të arritur rezultate konkrete në të gjitha nivelet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe për të ecur përpara në reformën në drejtësi. Hollanda i qëndron qasjes së saj strikte dhe të drejtë dhe është e gatshme të bashkëpunojë edhe më tej me Shqipërine në lidhje me këto reforma kyçe në periudhën që vijon.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY