Të rinjtë nga Tirana kapen me 31 kg drogë në Labinot

Të rinjtë nga Tirana kapen me 31 kg drogë në Labinot

221
0
Shares

Tre te rinj nga Tirana kanë rënë në grackën e policisë së Elbasanit ndërsa po transportonin  31 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Sipas njoftimit zyrtar është finalizuar  me sukses operacioni policor i koduar ”Labinoti”, ku janë sekuestruar në fshatin Labinot –Fushë një sasi prej 31 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa në një makinë.

Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë shtetasit Klevis Metani, 25 vjec , banues në Tiranë, Rexhino Elezi, 27 vjec, banues në Tiranë, dhe Redian Vata, 31 vjec, banues në Tiranë.

Vazhdojnë hetimet për identifikimin e bashkëpunetoreve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale të “Prodhimit dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në formën e bashkëpunimit, e parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY