Video/ Pamje të rënda, shirat e rrëmbyeshëm marrin gjithçka përpara

Video/ Pamje të rënda, shirat e rrëmbyeshëm marrin gjithçka përpara

107
0
Shares

Pamje të frikshme vijnë nga fqinji ynë Greqia ku shirat e rrëmbyeshëm, që kanë filluar që prej mëngjesit,  kanë shkaktuar përmbytje masive. Zona më e prekur është Mandra në Athinë, ku ku shirat kanë filluar që prej mëngjesit të së martës dhe kanë vazhduar me intensitetet të lartë deri të mërkurën në mbrëmje.

Ndërkohë, mbrojtja civile në Greqi ka raportuar se ka marrë 160 telefonata për ndihmë në zonën e Mandras dhe Nea Peramos në juglindje të Athinës. Në këto dy zona i njëjti skenar është përsëritur edhe dimrin e kaluar kur përmbytjet morën disa jetë njerëzish.

Për shkak të gjendjes së rënduar nga shirat dhe përmbytjet, mbrëmjen e kaluar janë evakuuar dhjetëra persona dhe shumë rrugë janë mbyllur.

Probleme me reshjet e dendura janë raportuar edhe në rajonin turistik të Halkidhikisë në veri si dhe pranë Larisës në qendër të Greqisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY